Rama: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në Facebook disa pamje, nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë.

“Mirëmëngjesi dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

 


MË SHUME NGA Shqipëri