Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për promovimin e vendit
BKT
Lajme

Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për promovimin e vendit

E.Hoti/RTKlive

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 272-të elektronike, ku ka marrë vendime të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe financave publike.

Në këtë mbledhje  Qeveria në detyrë ka ndarë mjete financiare në shumë prej dhjetë mijë eurosh me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës "Software Freedom Kosova (SFK)", e cila do të mbahet më 24 - 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.

Gjithashtu ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.


MË SHUME NGA Lajme