Reali fiton ‘El Clasico’-n, mposht Barçën dhe forcon kreun e La Ligës
BKT
Sport

Reali fiton ‘El Clasico’-n, mposht Barçën dhe forcon kreun e La Ligës

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 18:25) Real Madridi ka triumfuar në “El Clasico”-n e parë të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Sfida e xhiros së dhjetë në La Liga solli spektakël, emocione dhe tre gola të bukur nga dy skuadrat më të mëdha të Spanjës.

Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 22-të me golin e Kylian Mbappes, i cili vetëm pak minuta më herët kishte realizuar një tjetër gol, por që u anulua nga VAR-i.

Barcelona reagoi në minutën e 38-të përmes Lopez, që barazoi rezultatin në 1-1, por Real Madrid e riktheu shpejt avantazhin falë Jude Bellingham, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Xabi Alonsos kishte mundësi ta thellonte rezultatin, por penalltia e Mbappe-s u ndal nga portieri i Barcelonës. Pavarësisht tentimeve të katalanasve për barazim, “Los Blancos” mbajtën epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në krye të La Ligës me 27 pikë, pesë më shumë se Barcelona, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Reali sërish në epërsi, realizon Bellingham

(E përditësuar, 17:03) Real Madridi përsëri ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës.

Madrilenët dhe katalonasit po luajnë në ‘Bernabue’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni.

Futbollisti anglez Bellingham në minutën e 43-të ka realizuar golin e avantazhit për ‘Los Blancos’.

Real-Barça, barazohet rezultati në ‘Bernabue’

(E përditësuar, 16:59) Nuk ka vonuar shumë dhe epërsia e Realit ndaj Barcelonës është shkrirë.

Madrilenët dhe katalonasit po luajnë në ‘Bernabue’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni.

Është Lopez, i cili në minutën e 38-të shënoi gol për të barazuar shifrat në 1-1.

Mbappe shënon, Reali në epërsi

(E përditësuar, 16:43) Real Madridi ka kaluar në epërsi në duel me Barcelonën.

Madrilenët dhe katalonasit po luajnë në ‘Bernabue’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni.

Ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili në minutën e 22-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Realin në epërsi prej 1-0.

Francezi shënoi edhe një tjetër gol, por që u anulua nga VAR-i.

Starton ‘El Clasico’, sfida më e madhe e vitit

(E përditësuar, 16:18) Ka startuar dueli mes Real Madridit dhe Barcelona në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit, një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë fitoren për kreun e La Ligës.

Madrilenët dhe katalonasit po luajnë në ‘Bernabeu’, në një duel i cili pritet të sjellë një sfidë të zjarrtë.

Aktualisht, Reali kryeson tabelën me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që ndodhet në vendin e dytë.

Real-Barça, publikohen formacionet zyrtare

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen sot në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit, një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë fitoren për kreun e La Ligës.

Aktualisht, Reali kryeson tabelën me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që ndodhet në vendin e dytë.

Trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë publikuar tashmë formacionet titullare për këtë përballje të madhe.

Xabi Alonso ka zgjedhur sulmin e tij të fuqishëm me Vini Jr dhe Kylian Mbappe, të mbështetur nga Guler dhe Jude Bellingham në mesfushë.

Formacionet titullare:

Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carrearas; Tchouameni, Camavinga, Bellingham, Guler; Mbappe, Vini Jr

Barcelona: Szczesny; Koune, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Pedri, De Jong, Fermin, Yamal; Rashford, Ferran

Ndeshja Real-Barça fillon në orën 16:15.