16:42 / 27.10.2025
Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, pritet nga Princi Mohammed
RTSH
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformë Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.
Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.























