Presidentja Osmani uron Turqinë për Ditën e Republikës
BKT
Lajme

Presidentja Osmani uron Turqinë për Ditën e Republikës

RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe popullin turk me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë.

Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar marrëdhëniet miqësore dhe aleancën e fortë ndërmjet dy vendeve.

“I shpreh urimet e mia më të ngrohta Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Kombit Turk për Ditën e Republikës. Turqia mbetet një mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e palëkundur, dhe mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe,” ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se Kosova vlerëson lart mbështetjen e Turqisë në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit.


MË SHUME NGA Lajme