Qeveria në detyrë mblidhet sot nga ora 09:30
BKT
Lajme

Qeveria në detyrë mblidhet sot nga ora 09:30

RTKlive

Qeveria në detyrë e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, në rend dite janë gjashtë pika.

Mbledhja do të fillojë në ora 09:30. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë disa pika, ku do të trajtojë çështje të rëndësishme ekonomike, buxhetore dhe mjedisore për vendin.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).

2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.

4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.

5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.

6. Të ndryshme.

 

 


MË SHUME NGA Lajme