Osmani e gatshme të angazhohet për të gjetur zgjidhje për buxhetin e RTK-së
BKT
Lajme

Osmani e gatshme të angazhohet për të gjetur zgjidhje për buxhetin e RTK-së

RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet për të gjetur zgjidhje lidhur me buxhetin e RTK-së.

“Kam diskutuar edhe për propozimin e buxhetit të RTK-së. Nuk kam dëgjuar ndonjë qëndrim nga partitë politike, mirëpo kam shprehur gatishmërinë e plotë si presidente për të tejkaluar problemet procedurale që dikush aty i përmendi, në mënyrë që ato të procedohen si nisma legjislative”, tha Osmani dje pas takimit që kishte me liderët e partive politike.

Ndryshe, punëtorët e RTK-së janë pa paga këtë muaj, për shkak se ende nuk janë krijuar Komisionet e Kuvendit të Kosovës, në këtë rast Komisioni për Buxhet, i cili bën alokimin e buxhetit të RTK-së çdo gjashtë muaj.


MË SHUME NGA Lajme