Basha: Emri i Zahir Pajazitit jeton në çdo kujtim të këtij vendi
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se emri i Zahir Pajazitit jeton në çdo kujtim të këtij vendi si shenjë e dashurisë së pakushtëzuar për Kosovën.
"Në ditëlindjen e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, kujtojmë me nderim të lartë jetën dhe veprën e tij, një nga figurat më të ndritura të luftës sonë çlirimtare. Zahiri, që në ditët e para të organizimit të rezistencës, u bë simbol i guximit, përkushtimit dhe vendosmërisë për liri. Rënia e tij, bashkë me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, shënoi kthesë të madhe në historinë e Kosovës, që u shndërrua në një akt që i dha drejtim dhe forcë përfundimtare luftës për çlirim. Sot, emri i Zahir Pajazitit jeton në çdo kujtim të këtij vendi si shenjë e dashurisë së pakushtëzuar për Kosovën. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë frymëzim për çdo brez si model i kontributit për shtetin dhe kombin tonë", shkroi ai.























