23:53 / 01.11.2025
Liverpool rikthehet me fitore ndaj Aston Villa
Uran Krasniqi/RTKLive
Liverpool ka ndërprerë serinë e pesë humbjeve radhazi në Premier League, duke mposhtur Aston Villa 2:0 në "Anfield".
Mohamed Salah e ka shënuar golin e parë në pjesën e parë, duke arritur shifrën e 250 golave me fanellën e Liverpool.
Goli i dytë ka ardhur nga Ryan Gravenberch pas një asistimi të Alexis Mac Allister në pjesën e dytë.
Ndeshja ka qenë e tensionuar në fillim, me Villa që ka krijuar disa raste të rrezikshme, por Liverpool e ka kontrolluar lojën dhe ka arritur ta marrë fitoren e parë në ligë që nga shtatori.
Në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal me njëzet e pesë pikë, Liverpool gjendet në vendin e tretë me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e njëmbëdhjetë me pesëmbëdhjetë pikë.























