23:53 / 01.11.2025
Real Madrid deklason Valencia, Mbappe shënon dy gola
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid ka vazhduar serinë e fitoreve në LaLiga me një triumf 4:0 ndaj Valencia në "Santiago Bernabeu".
Kylian Mbappe ka shënuar dy gola, duke e çuar numrin e golave të tij në termbëdhjetë këtë sezon.
Golat e tjerë janë shënuar nga Jude Bellingham dhe Alvaro Carreras, duke përforcuar pozitën e skuadrës në krye të tabelës.Real Madrid, me këtë fitore, ka dhjetë suksese radhazi në shtëpi, duke treguar se janë shumë të fortë për të ruajtur pozitën e parë. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso tashmë ka tridhjetë pikë, shtatë më shumë se sa Villarreal.
Valencia mbetet pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të LaLiga dhe qëndron në zonën e rrezikut për rënie nga liga, në vendin e tetëmbëdhjetë me vetëm nëntë pikë.























