Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira kalimtare
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira kalimtare

rtsh

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në vlerën 5 gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale në vlerën 23 gradë celcius.


MË SHUME NGA Shqipëri