Ambasada e Kosovës konfirmon: Shtetasja kosovare gjendet e vdekur në Tetovë
BKT
Foto: Alsat.mk
Lajme

Ambasada e Kosovës konfirmon: Shtetasja kosovare gjendet e vdekur në Tetovë

Besnik Iseni / RTK - Shkup

(E plotësuar 23:00) Një shtetase e Republikës së Kosovës është gjetur pa shenja jete sot në mbrëmje në një lagje të Tetovës. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Shkup.

Ambasada ka njoftuar se është informuar nga Policia Rajonale e Tetovës dhe se po e ndjek nga afër rastin në bashkëpunim me autoritetet lokale.

"Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit", thuhet në njoftim.

(22:20) 24-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në Tetovë

Një vajzë 24-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në orët e mbrëmjes së sotme në Tetovë.

Bëhet e ditur se e ndjera ishte studente në Tetovë.

RTK ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë për të mësuar detaje rreth rastit, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare. 

Nga burimet jozyrtare bëhet e ditur se e ndjera ka rënë nga një objekt i lartë, në afërsi të tregut të gjelbër.

Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet që nesër të publikojë hollësi lidhur me shkaqet e vdekjes së saj.

 


MË SHUME NGA Lajme