Drita mposht Shelbourne, prek fitoren e parë në Ligën e Konferencës
BKT
Sport

Drita mposht Shelbourne, prek fitoren e parë në Ligën e Konferencës

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 22:59) Drita ka shijuar fitoren e parë në Ligën e Konferencës.

Kampionia e Kosovës mundi në udhëtim Shelbourne-n, me rezultat 1-0, të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të kësaj garë evropiane.

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara për gol.

Skuadra jonë nuk ia doli që të shfrytëzojë largimin e Norris me karton të kuq nga minuta e 16-të.

Mirëpo, Drita më mirë e nisi fraksionin e dytë të kësaj sfidë, duke e kërkuar rrugën e golit të cilin e gjeti përmes Ajzerajt në minutën e 57-të.

Pas golit të pësuar, skuadra irlandeze bëri presion më të madh drejt portës së skuadrës sonë, në kërkim të golit të barazimit, megjithatë, Drita nuk u thye dhe në fund iu gëzua fitores.

Pas kësaj fitore, Drita ka pesë pikë dhe ngjitët në vendin e 14-të, kurse, Shelbourne është e 30-ta me vetëm një pikë.

Drita në epërsi, shënon Ajzeraj

(E përditësuar, 22:24) Drita ka kaluar në epërsi ndaj Shelbourne.

Skuadra irlandeze dhe kampioni në fuqi i Kosovës, po luajnë në Dublin, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, duel që po do të transmetohet në RTK4.

Ishte Ajzaeraj, i cili në minutën e 58-të shënon për avantazhin e skuadrës gjilanase.

Shelbourne-Drita, s’ka gola në pjesën e parë

(E përditësuar, 21:56) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Shelbourne dhe Dritës.

Skuadra irlandeze dhe kampioni në fuqi i Kosovës, po luajnë në Dublin, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, duel që po do të transmetohet në RTK4

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara për gol.

Skuadra jonë nuk ia doli që të shfrytëzojë largimin e Norris me karton të kuq nga minuta e 16-të.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Fillon përballja Shelbourne-Drita, LIVE në RTK4

Ka startuar ndeshja mes Shelbourne dhe Dritës.

Skuadra irlandeze dhe kampioni në fuqi i Kosovës, po luajnë në Dublin, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, ndeshje që do të transmetohet në RTK4.

Skuadra gjilanas në duel me Shelbourne hyn pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para.

Drita sonte kërkon fitoren e parë në këtë garë evropiane.

Shelbourne-Drita, publikohen formacionet zyrtare, LIVE në RTK4

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtarë të përballjes mes Shelbourne dhe Dritës.

Skuadra irlandeze dhe kampioni në fuqi i Kosovës, do të ndeshen në Dublin, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, ndeshje që do të transmetohet në RTK4.

Skuadra gjilanas në duel me Shelbourne hyn pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para.

Drita sonte kërkon fitoren e parë në këtë garë evropiane.

Formacionet zyrtare:

Shelbourne: Speel; Norris, McInroy, Barrett, Mbeng; Wood, Coyle, Henry-Francis; Kelly, Odubeko, Lunney

Drita: Maloku; Bejtulai, Pëllumbi, Sheji; Krasniqi, Soumohoro, Broja, Limaj, Ovouka; Dabiqaj, Ajzeraj.

Dueli mes Shelbourne dhe Dritës fillon në orën 21:00.