Zgjedhjet në Shqipëri: Deri në orën 09:00 kanë votuar 2.37% e zgjedhësve
atsh
(E plotësuar, ora 09: 32) Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 09:00 pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 2.37%.
Pjesëmarrje më e lartë në votime deri tani regjistrohet në bashkinë e Matit ku kanë votuar 6.29% e zgjedhësve për të vijuar me bashkinë Tepelenë ku kanë votuar 4.4% e zgjedhëve.
Ndërsa në bashkinë Cërrik kanë votuar 2.9% e zgjedhësve, për të vijuar me bashkinë Berat ku deri në orën 09:00 kanë votuar 2.35% e zgjedhësve.
Ndërsa në bashkinë e Vlorës deri në orën 09:00 rezulton se kanë votuar 1.33% e zgjedhësve.
Në total pranë KQZ-së kanë raportuar 122 qendra votimi nga 231 që janë në total në 5 bashki.
Nis votimi për zgjedhjen e kryetarëve në pesë bashki në Shqipëri
(E plotësuar, ora 08: 32) Që prej orës 07.00 janë hapur qendrat e votimit për kryetar bashkie në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.
Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.
Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, kandidati Gjergji Nika, i propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.
Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.
Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.
Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 18:00.
Sot zgjedhje në 5 bashki në Shqipëri
Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.