12:19 / 09.11.2025
Haradinaj nderon të rënët britanikë
E.Hoti/RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Aktit të Përkujtimit, të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.Në këtë ceremoni, ku u nderuan ushtarët britanikë të rënë në luftërat botërore dhe konfliktet pasuese, ai vendosi lule pranë Memorialit të Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Haradinaj tha se Kosova ruan mirënjohje të përhershme për Mbretërinë e Bashkuar dhe rolin e saj në paqen dhe lirinë e vendit.
“Në këtë ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve britanikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























