23:17 / 09.11.2025
Shqipëri, Celibashi: Të gjitha kutitë e votimit janë dorëzuar në VNV-të
RTKLive
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur për publikun dhe mediat përmbylljen e fazës së transportit të kutive të votimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi konfirmoi se të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë dorëzuar me sukses në të gjitha Vendet e Numërimit të Votave (VNV).
“Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem,” tha ai, duke vlerësuar një nga fazat më të ndjeshme të procesit zgjedhor.























