Ambasada e Kosovës nderon kujtimin e Betejës së Bogdanovcit në Kroaci
RTKlive
Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë mori pjesë në ceremoninë përkujtimore kushtuar përvjetorit të Betejës së Bogdanovcit – një nga betejat më të rëndësishme dhe më të dhimbshme të Luftës për Pavarësinë e Kroacisë.
Në këtë rast solemn, përfaqësues të ambasadës ne krye me Ambasadorin Martin Berishaj, atasheu i mbrojtjes kolonel Shpend Zogaj dhe atasheu i migrimit Sefadin Kuçi,vendosën kurorë lulesh në memorialin e dëshmorëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e ushtarëve dhe civilëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë.
Kujtimi i Bogdanovcit mbetet një simbol i qëndresës, guximit dhe solidaritetit njerëzor përballë mizorisë së luftës. Populli i Kosovës e ndien thellësisht dhimbjen dhe krenarinë e popullit kroat, pasi të dy popujt ndajnë përvojën e përbashkët të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.
Vendosja e kurorës së luleve nga Ambasada e Republikës së Kosovës është shprehje e respektit të ndërsjellë dhe e miqësisë së qëndrueshme midis dy shteteve, që është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta – lirinë, paqen dhe solidaritetin.
"Në këtë përvjetor, përkujtohet jo vetëm heroizmi i mbrojtësve të Bogdanovcit, ne mes tyre mbrojtes shqiptarë dhe shumë familje shqiptare qe jetonin ne ketevend dhe me gjakun e tyre por edhe mesazhi universal i humanitetit dhe sakrificës që ky vend bart për të gjitha gjeneratat e ardhshme. Ambasada e Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme për popullin kroat, riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë", njofton Ambasada.























