13:24 / 13.11.2025
Murati reagon për buxhetin dhe situatën në RTK
E.Hoti/RTKlive
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me buxhetin e RTK-së.
Sipas tij, 'bllokimi i buxhetit për 2026-ën, buxheti iRTK-së, ai për 2025 për Prishtinë, Gjilanin e Zubin Potokun, Plani i Rritjes i BE-së dhe Marrëveshja me Bankën Botërore po bëhen sepse opozita po refuzon t’i i krijojë komisionet parlamentare të përhershme'.
“Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon të krijojë komisionet parlamentare të përhershme, të cilat nuk varen nga përcaktimi pozita/opozitë”, ka shkruar Murati.























