Rama paralajmëron negociatat me BE dhe përfaqësimin nga komisar italian
BKT
Foto: Atsh
Shqipëri

Rama paralajmëron negociatat me BE dhe përfaqësimin nga komisar italian

RTKlive

Në Romë u zhvillua sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke përmendur mundësinë e përfaqësimit të vendit nga një komisar italian në BE.

Rama u ndal tek procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se do të ishte “qershia mbi tortë” për Shqipërinë nëse negociatat teknike për anëtarësim përfundojnë në 2028-ën, vit në të cilin Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian. Ai shtoi se pas përfundimit të këtyre negociatave, do të mund të nisin negociatat politike, duke theksuar se përgjegjësia e drejtpërdrejtë e kryeministres Meloni do të sigurojë për Shqipërinë “duart më të mira të mundshme” për të hapur atë derë që ka mbetur e mbyllur prej qindra vitesh.

Rama gjithashtu theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian që të lejojë përfaqësimin e vendit nga një komisar italian, duke theksuar se vendi nuk ka asnjë qëllim të përdorë veton dhe se mbetet “ithtar fanatik i vlerës europiane”. (Burimi: ATSH).

 


MË SHUME NGA Shqipëri