Hundozi: 100 % e pavërtetë, nuk kam pasur asnjë kontaktim nga policia
BKT
Lajme

Hundozi: 100 % e pavërtetë, nuk kam pasur asnjë kontaktim nga policia

RTK

Lajmi i publikuar nëpër disa portale se gjoja policia ka zbarkuar në RTK, demantohet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit gjeneral, Hysen Hundozi.

Ai njofton se policia e Kosovës as nuk ka zbarkuar në objektin e RTK-së, as nuk e ka marrë në pyetje atë apo dikë që është punonjës i transmetuesit publik.

“100 % e pavërtetë!Asnjë kontaktim përmes telefonit, emailit apo takim fizik me policinë nuk e kam pasur fare, e mos të flasim për shoqërim në polici”, ka thënë Hundozi.


MË SHUME NGA Lajme