Kosova bën historinë, afrohet me kualifikimin në Kupën e Botës
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 22: 36) - Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit dhe duke u afruar shumë me mundësinë e kualifikimit.
Kjo pasi “Dardanët” kanë triumfuar 2:0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ljubljanë.
Goli i parë ka ardhur që që në minutën e gjashtë, kur Fisnik Asllani ka shënuar me një gjuajtje të saktë nga distanca, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme.
Sllovenia ka tentuar të reagojë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Shaipi kanë qëndruar të sigurt.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazh minimal.
Pas fillimit të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e tretë, Stojanovic e ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një përplasje me Gallapenin, duke e lënë skuadrën vendëse me dhjetë lojtarë.
Kosova e ka shfrytëzuar epërsinë numerike duke e shtrirë dominimin dhe goli i dytë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur Karnicnik ka shënuar autogo.
Paraprakisht Muslija e kapasur një mundësi të mirë për të shënuar, por Oblak e ka pritur.
Më pas Kosova ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e tretë: në minutën e shtatëdhjetë e tetë, Muslija ka goditur pranë shtyllës, ndërsa një minutë më vonë, Hoxha është gjendur përballë portierit Oblak, por gjuajtja e tij është ndalur.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra e ka mposhtur Suedinë me rezultat 4-1 dhe mbetet lider me trembëdhjetë pikë. Kosova, e vendosur në pozitën e dytë me dhjetë pikë, e pret ndeshjen e ardhshme pikërisht Zvicrën të martën në Prishtinë. Vetëm një fitore e madhe dhe me rezultat të thellë e Kosovës do të mund ta rrëzonte Zvicrën nga pozita e parë në grup.

Nis ndeshja Slloveni - Kosovë
Ka nisur ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja po zhvillohet në kryeqytetin slloven, Lubjanë, ku “Dardanët” i kërkojnë tri pikë për të shkuar tutje.
Kosova ndodhet aktualisht në vendin e dytë në grup dhe, nëse arrin një barazim sonte, do ta sigurojë këtë pozitë dhe do të futet në barazh. Përballja e parë mes dy ekipeve në Prishtinë kishte përfunduar pa fitues.
Në të njëjtën kohë është duke u zhvilluar edhe ndeshja tjetër e grupit, Zvicër-Suedi, me Zvicrën që për momentin kryeson renditjen.
Kosovën e pret një ndeshje po aq e rëndësishme javën e ardhshme në Prishtinë ku do të përballet pikërisht me Zvicrën.
Sllovenia - Kosova, formacionet
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Slloveni – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, një përballje që zhvillohet sonte në Lubjanë dhe transmetohet drejtpërdrejt nga RTK.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për “Dardanët”, pasi një barazim do t’i siguronte Kosovës vendin e dytë në grup, duke i dhënë mundësi që kualifikimin për Kupën e Botës ta kërkojë përmes barazhit.
Në të njëjtën kohë sonte luhet edhe takimi tjetër i grupit, Zvicër – Suedi, rezultati i të cilit mund të ndikojë në renditjen përfundimtare.
FORMACIONET:
























