Spanja e Belgjika drejt kualifikimit direkt, Danimarka sfidohet nga Skocia
BKT
Sport

Spanja e Belgjika drejt kualifikimit direkt, Danimarka sfidohet nga Skocia

Uran Krasniqi/RTKLive

Spanja vazhdon rrugëtimin e saj të suksesshëm në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Gjeorgjinë 4-0 në Tbilisi.

Me këtë fitore, Spanja ka vendosur një rekord të ri për serinë më të gjatë pa humbje në ndeshjet konkurruese, me tridhjetë ndeshje radhazi pa humbje.

Mikel Oyarzabal e ka hapur rezultatin me penallti, Martin Zubimendi e ka shënuar golin e dytë, Ferran Torres e ka realizuar golin e tretë pas asistit të Oyarzabal, dhe vetë Oyarzabal e ka shënuar golin e katërt me një goditje me kokë.

Kjo fitore i ka vendosur spanjollët shumë pranë kualifikimit direkt për Botërorin, përveç nëse ndodh një humbje eventuale ndaj Turqisë.

Ndërsa Belgjika ka siguruar një barazim 1-1 me Kazakistanin dhe ende nuk ka kualifikimin e garantuar.

Hans Vanaken ka realizuar golin për belgët pas një asistimi të Timothy Castagne, por Kazakistani ka surprizuar me golin e Dastan Satpayev në pjesën e parë.

Për të siguruar vendin në Botëror, Belgjika duhet fitore ndaj Lihtenshtajnit në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, Kazakistani e mbylli kampanjën me tetë pikë, duke treguar përballje të forta pavarësisht eliminimit.

Gjithashtu Danimarka ka barazuar 2-2 me Bjellorusinë. Golat danezë janë realizuae nga Mikkel Damsgaard dhe Martin Isaksen, ndërsa për Bjellorusinë kanë shënuar Valery Gromyko dhe Nikita Demchenko.

Me këtë rezultat, Danimarka ruan vendin e parë në Grupin C, por vetëm me një pikë më shumë se Skocia. Për të siguruar kualifikimin direkt, danezët duhet fitore ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit.

REZULTATET: No description available.