Thirrje për drejtësi në Strasburg, mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së
BKT
Lajme

Thirrje për drejtësi në Strasburg, mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së

E.Hoti/RTKlive

(E plotësuar) U mbajt një protestë para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Mijëra protestues që ishin mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare brohoritën njëzëri “UÇK, UÇK”. Në këtë protestë ishin të pranishëm shqiptarë të ardhur nga të gjitha vendet e Evropës. Në Strasburg kishin shkuar edhe shumë shqiptarë nga Kosova për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Gucati: Gjykata Speciale po dëmton gjithë kombin shqiptar

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën që po mbahet para Parlamentit Evropian në Strasburg, kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gucati deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë çlirimtare dhe jo “organizatë e përbashkët kriminale”, siç pretendohet në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“UÇK nuk ka qenë organizatë e përbashkët kriminale. Ajo ka qenë ushtri çlirimtare që luftoi për ta çliruar Kosovën nga forcat serbe. Jemi këtu për t’i thënë stop padrejtësisë që po bëhet në Hagë,” u shpreh Gucati para protestuesve.

Ai akuzoi Gjykatën Speciale se ka devijuar nga mandati i saj, duke përdorur, siç tha, “dëshmitarë të fabrikuar” kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Jam dëshmitari i gjallë, si edhe shumë shokë tanë që kemi qenë në burgjet famëkeqe. Kjo që po ndodh është kundër gjithë kombit shqiptar,” deklaroi ai.

Në vijim, Gucati u bëri thirrje eurodeputetëve që të rishikojnë vendimet e tyre dhe të adresojnë padrejtësitë e mundshme ndaj të akuzuarve në Hagë.

“I themi Parlamentit të Evropës korrigjoni gabimin. Kërkoni falje ndaj shqiptarëve, ndaj presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse keni votuar një gjykatë me rezolutë të njëanshme,” theksoi ai.

Fillon protesta në Strasburg, kërkohet drejtësi për çlirimtarët

RTKlive

Në Strasburg mijëra qytetarë ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë shënon të katërtën me radhë, pas asaj në Prishtinë, Hagë e Tiranë. Ditë më parë u paralajmërua se në këtë tubim do të marrin pjesë rreth gjashtë mijë protestues.

Protestë në Strasburg në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kanë filluar të mblidhen shqiptarë para Këshillit të Evropës në Strasburg, ku nga ora 13:00 pritet të nisë protesta kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

RTK sjell pamje nga Strasburgu.

Sot në Strasburg në mbrojtje të ish-krerët e UÇK-së

Një protestë dot të mbahet të sot në Strasburg, ku mijëra qytetarë do të ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatorët tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa pjesëmarrja e diasporës pritet të jetë e madhe.

Nga ora 13:00, në Strasburg sot do të mbahet një protestë kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar se në protestë pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë qytetarë, ndërsa të gjitha përgatitjet tashmë janë finalizuar.

“Jemi të gatshëm për fillimin e protestës në orën 13:00, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Në protestë pritet të marrin pjesë shumë njerëz nga mërgata jonë”, tha Gazmend Syla nga OVL-UÇK.

Për këtë organizim janë përgatitur edhe 285 letra, të cilat do t’u dërgohen secilit anëtari të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

“Këto letra përmbajnë shqetësimet tona, të cilat i kemi theksuar prej kohësh, lidhur me padrejtësitë që po u bëhen krerëve të UÇK-së. Besojmë se me këto protesta, në Prishtinë, Tiranë dhe tani në Strasburg, kemi arritur ta ngremë zërin e popullit dhe t’i dërgojmë kësaj gjykate mesazhin tonë: ‘Jo në emrin tim’”, shtoi Syla.

Njohës të procesit gjyqësor në Hagë vlerësojnë se, nëse Gjykata Speciale mbështetet vetëm në provat e paraqitura, ish-krerët e UÇK-së pritet të lirohen.

Protesta po zhvillohet në kohën kur procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po hyn në fazën përfundimtare.


MË SHUME NGA Lajme