08:46 / 16.11.2025
Shqipëria me mot të qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare
atsh
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht të larta dhe transparente në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.























