Hargreaves uron Kosovën: Me padurim pres ndeshjen me Zvicrën
BKT
Sport

Hargreaves uron Kosovën: Me padurim pres ndeshjen me Zvicrën

E.H|RTKlive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e madhe ndaj Sllovenisë në Lubjanë mbrëmjen e së shtunës 0fitore që i siguroi Kosovës kualifikimin në Play–Off për Kampionatin Botëror 2026.

Përmes njëpostimi në Facebook , ambasadori britanik u shpreh se është i entuziazmuar nga paraqitja e Kosovës dhe se pret me padurim ndeshjen e radhës kundër Zvicrës që do të luhet të martën.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin në plejofet e Kupës së Botës! Me padurim pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit shumë fat,” shkroi ambasadori Hargreaves.

Fitorja ndaj Sllovenisë është cilësuar si një arritje e rëndësishme e Kosovës në futboll.