Anglia mposht Shqipërinë në një ndeshje ku `kuqezinjtë` luajtën mirë
BKT
Sport

Anglia mposht Shqipërinë në një ndeshje ku `kuqezinjtë` luajtën mirë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 19: 54) - Shqipëria është mposhtur nga Anglia me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2026, e zhvilluar në “Air Albania Stadium”.

Megjithatë, humbja nuk e pengon Shqipërinë, e cila tashmë ka siguruar barazhin e Botërorit 2026, duke mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në turneun më të madh botëror.

Në ndeshjen e të dielës, të dy golat për skuadrën angleze i ka realizuar sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola.

Anglezet e kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e pestë, kur Bowen ka gjuajtur fort nga afërsia, por portieri Strakosha e ka ndalur.

Për Shqipërinë, rasti më i mirë në këtë pjesë ka ardhur në minutën e tetëmbëdhjetë, kur Hysaj ka lëshuar një gjuajtje të fortë po që ka shkuar mbi traversë.

Në pjesën e dytë, Hoxha ka pasur dy mundësi të mira për të shënuar, por portieri anglez, Henderson, i ka ndalur.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej baras, në skenë ka dalur sulmuesi i skuadrës gjermane. 

Goli i parë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e tretë pas një goditje këndi, kur sulmuesi shtatlartë është gjetur më së miri brenda zonës, ndërsa goli i dytë ka ardhur në minutën e tetëdhjetë e dytë kur prapë Kane është gjetur në vendin e duhur dhe e ka dyfishuar rezultatin.

Pjesa e parë Shqipëri – Angli mbyllet pa gola

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Angli.

Anglezet kanë qenë më dominues në fushë, por pa arritur të bëjnë më shumë se kaq.

Rasti më i mirë për Anglinë ka ardhur në minutën e tridhjetë e pestë, kur Bowen ka gjuajtur fort nga afërsia, mirëpo Strakosha ka pritur goditjen. 

Shqipëria e ka pasur mundësinë më të mirë në minutën e tetëmbëdhjetë. Hysaj ka dalur në sulm, duke e bërë një gjuajtje të fortë po që e cila ka shkuar mbi traversë.

Deri në fund të takimit ka edhe një pjesëlojë të plotë për t’u luajtur.