13:17 / 18.11.2025
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, Begaj thirrje për kujdes
RTKlive
Presidenti i Republikës i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje sot për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi Shqipëria po përballet me reshje të dendura shiu dhe mot të përkeqësuar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj thekson se institucionet përgjegjëse ndodhen në gatishmëri për menaxhimin e situatës, ndërsa thekson se bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet është thelbësor për të parandaluar dëme të mëdha.
“Të dashur qytetarë,
Mot i keq dhe me shira ka përfshirë vendin.
Kujdesi i çdo njërit prej jush vlen!
Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha”, ka shkruar Begaj.























