Kosova U21 merr një pikë në Finlandë
BKT
Sport

Kosova U21 merr një pikë në Finlandë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 19:22) - Ndeshja mes Finlandës U21 dhe Kosovës U21 është mbyllur me barazim 0-0, pasi edhe pjesa e dytë nuk ka pasur gola.

Skuadra vendase ka pasur një dominim të lehtë edhe në fraksionin e dytë, por pa arritur ta konkretizojë me finalizim të ndonjë goli, që do t'i kishte dhënë fitoren.

Me këtë rezultat, të dy ekipet marrin nga një pikë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.

Kosova U21 mbetet në garë për kualifikim, duke ruajtur vendin e tretë në grup pas Spanjës dhe Finlandës, ndërsa Qipro dhe San Marino vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e fundit të klasifikimit.

Kosova U21 e mbyll baras pjesën e parë në Finlandë

Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Finlandës U21 është mbyllur me rezultatin 0-0.

Finlanda ka pasur një dominim të lehtë në lojë, duke krijuar më shumë raste dhe duke e shtyrë Kosovën të mbrohej me kujdes, por pa arritur të shënojë.

Të dy skuadrat kanë ende në dispozicion një pjesë të dytë të plotë.

Ndeshja është në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.

Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e tretë në grup, pas Spanjës dhe Finlandës. Më poshtë në tabelë qëndrojnë Qipro dhe San Marino.