Osmani e Pratipatti bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend
BKT
Lajme

Osmani e Pratipatti bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

M.M./ RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Në një njoftim për medie nga zyra e Presidencës bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike”, thuhet në njoftim.

Në takim u trajtuan, gjithashtu, edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik.

Ndryshe, presidentja Osmani ka bërë të ditur sot se ka caktuar 28 dhjetorin, si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo ka theksuar se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.


MË SHUME NGA Lajme