15:12 / 23.11.2025
Laurinë Gashi e argjendtë në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’
F.B/RTKLive
Xhudistja kosovare, Laurinë Gashi, ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e saj në “Podgorica Junior European Cup 2025”.
Garuesja jonë ishte e lirë në xhiron e parë dhe më pas regjistroi fitore të thellë me Ippon ndaj polakes Tetiana Kyryliuk në çerekfinale.
Në gjysmëfinale, ajo triumfoi sërish me Ippon, duke mposhtur kroaten Valentina Zivkovic.
Në ndeshjen për medaljen e argjendtë, Laurinë u përball me Libi Becker nga Izraeli, ku humbi me Wazaari, duke siguruar kështu vendin e dytë në podium dhe duke i dhuruar Kosovës një medalje të çmuar në këtë turne ndërkombëtar.
Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit dhe talentit të Laurinës, duke e vendosur atë ndër xhudistet më premtuese të Kosovës në skenën evropiane.























