Rama takon kryeministrin e Katarit, në fokus projektet për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Rama takon kryeministrin e Katarit, në fokus projektet për Shqipërinë

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Rama në një postim në Facebook, ka ndarë edhe pamje nga takimi i zhvilluar në rezidencën e homologut të tij, Ai shkruan se bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në projekte të rëndësishme për Shqipërinë.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri