Hamza uron Ditën e Forcës: FSK e fortë, atdheu i sigurt
BKT
Lajme

Hamza uron Ditën e Forcës: FSK e fortë, atdheu i sigurt

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të vendit.

Hamza tha se vajzat dhe djemtë e FSK-së me atdhedashuri, disiplinë dhe profesionalizëm mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës.

“Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo,” ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i PDK-së theksoi se një FSK e fortë garanton siguri për vendin, duke përfunduar urimin e tij me mesazhin: “FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”


MË SHUME NGA Lajme