Prizren feston me ngjyra Ditën e Flamurit
BKT
Lajme

Prizren feston me ngjyra Ditën e Flamurit

Enis Tabak / RTK

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Prizren u krijuan pamje të gjalla e festive. Qyteti u stolis me ngjyrat kuqezi, ndërsa qytetarët shfrytëzuan pushimin zyrtar për të mbushur Shadërvanin. 

Fëmijët shëtisnin me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës në duar, ndërsa shumë prej tyre kishin hedhur mbi supe flamurin shqiptar. Përveç shtyllave anës rrugës, edhe dyqanet u zbukuruan me flamuj kuqezi, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë. 

Festimet u ndërthurën me hijeshinë historike të Prizrenit, duke e bërë Ditën e Flamurit edhe më të veçantë.


MË SHUME NGA Lajme