Sami Kurteshi pengon gazetarët, AGK: Kjo sjellje është e papranueshme
BKT
Lajme

Sami Kurteshi pengon gazetarët, AGK: Kjo sjellje është e papranueshme

G.K/RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka deklaruar se anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka penguar fizikisht gazetarët që ta kryejnë punën e tyre.

"AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi", thuhet në reagimin e AGK-së. 

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve thekson se kjo sjellje është e papranueshme dhe i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

AGK thotë se kjo nuk është hera e parë që Kurteshi reagon kështu ndaj gazetarëve dhe kërkon nga Vetëvendosje që ta ndalojë këtë praktikë. 

Ndërkohë, i pyetur nga RTKlive, vet z.Sami Kurteshi nuk ka dashur të komentojë për ankesën e AGK-së. 


MË SHUME NGA Lajme