Real Madrid mund Athletiko Bilbaon ngushton diferencën me Barcelonën
BKT
Sport

Real Madrid mund Athletiko Bilbaon ngushton diferencën me Barcelonën

N.M. /RTKlive

Real Madridi ngushtoi avantazhin me kampionin në fuqi, Barcelonën, në krye të La Ligës, në vetëm një pikë, me fitoren 3-0 në Bilbao. Real Madrid, si mysafir, e mposhti Athletiko Bilbaon në ndeshjen e javës së 15-të të La Liga-s, në stadiumin San Mames.

Kylian Mbappé ishte protagonist i ndeshjes, duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm. Në minutën e 7-të, francezi dribloi mbrojtësit dhe gjuajti saktë, duke mposhtur portierin Unai Simón dhe duke dhënë avantazhin 0-1 për “Los Blancos”

Golin e dytë për ekipin mysafir e shënoi Eduardo Camavinga në minutën e 43-të, ndërsa Mbappé shënoi edhe golin e tretë në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Real Madrid reduktoi diferencën me liderin, Barcelonën, në vetëm një pikë. Barcelona ndodhet në krye të renditjes me 37 pikë, nga 15 ndeshje, ndërsa Real Madrid mbetet në të dytin, me 36 pikë. E treta është Villarreal, me 32 pikë, megjithëse me një ndeshje më pak.