Vdes 15-vjeçari nga Durrësi që u therr me thikë nga bashkëmoshatari
RTSH
15 vjeçari E.B, i cili mbeti i plagosur nga goditja me thikë disa ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në reanimacionin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
15-vjeçari ishte shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi u trajtua fillimisht në spitalin e Durrësit pas plagëve që kishte marrë në trup si pasojë e goditjeve me thikë, gjë të cilat i kanë prekur organet jetësore ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve përgjatë këtyre ditëve, Erjon Boba ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, më herët, Adem Babo, i ati i 15 vjeçarit që ndërroi jetë ka treguar se djali ka pasur disa goditje në organet jetësore. "Ka pasur goditje në stomak, ka pasur 2 goditje të vogla në zemër që kanë përshkuar zemrën. Ka pasur një goditje të thellë në këmbë. Por goditja më fatale që po na mundon më shumë sot sipas mjekëve është ajo e mushkërisë që ka marrë infeksion dhe që po e komplikon shumë gjendjen e tij. Mjekët po përpiqen maksimalisht ta trajtojnë mirëpo gjendja e tij është mjaft e rëndë”, ka deklaruar ditë më parë ai.























