Nisma publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit
BKT
Lajme

Nisma publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sh.Ç|RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar sot se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit me një listë të plotë prej 110 kandidatësh.

Lista u bë publike pas një konference për media, ku Limaj shprehu besimin se NISMA do të arrijë një rezultat të rëndësishëm në këto zgjedhje.

Limaj shtoi se partia është e përgatitur për garën zgjedhore dhe se kandidatët e prezantuar përfaqësojnë një kombinim përvoje dhe energjie të re, me synimin për të përfaqësuar denjësisht votuesit në legjislaturën e ardhshme.


MË SHUME NGA Lajme