Hoxha, priti në takim zyrtar përfaqësues të INL-Kosova
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

 Hoxha, priti në takim zyrtar përfaqësues të INL-Kosova

N.M. /RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, ka pritur sot në një takim zyrtar znj. Kara Rose, Këshilltare e lartë policore në INL DC, e cila ishte e shoqëruar nga stafi lokal i INL-it (International Narcotics and Lawnë) Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballen institucionet e rendit dhe kapacitetet institucionale në fushën e sundimit të ligjit. Informacionet e shkëmbyera do të shërbejnë në kuadër të vlerësimit që INL-Kosova po zhvillon për krimin e organizuar transnacional (TOC) dhe për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se ky takim u vlerësua si një ndër kontaktet e para zyrtare ndërmjet dy palëve, të cilat u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin me takime të tjera në nivele të ndryshme, me qëllim të mbështetjes së procesit të vlerësimit që INL po realizon në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme