Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel
BKT
Shqipëri

Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel

RTSH

Më 17 dhjetor në Bruksel do të zhvillohet Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor, ku udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me homologët e tyre nga rajoni për të diskutuar hapat e ardhshëm të integrimit evropian.

Në qendër të këtij samiti do të jetë Paketa e Zgjerimit 2025, në të cilën Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen vendet më përpara në procesin e anëtarësimit në BE. Të dyja vendet janë vlerësuar pozitivisht për ritmin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Një tjetër temë kyçe do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i vlerësuar në Bruksel si një ndër instrumentet më efikase për afrimin e rajonit me BE-në, duke ndikuar si në zhvillimin ekonomik ashtu edhe në thellimin e reformave strukturore.

Kosova pritet të jetë një nga temat e diskutimeve dypalëshe, pasi vendi po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 28 dhjetor, në një moment tensioni politik të brendshëm dhe nën masat ndëshkuese të BE-së për shkak të krizës në veri.

Samiti i Brukselit pritet të japë sinjale të qarta për të ardhmen e zgjerimit, ndërsa BE-ja synon të forcojë ndikimin e saj në rajon në një kontekst të ri gjeopolitik.


MË SHUME NGA Shqipëri