KQZ mban mbledhje, pritet miratimi i disa pikave për zgjedhjet e dhjetorit
BKT
Lajme

KQZ mban mbledhje, pritet miratimi i disa pikave për zgjedhjet e dhjetorit

RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot, më 10 dhjetor 2025, mbledhjen e 95-të të rregullt në ora 16:00, në zyrat e institucionit. Mbledhja kryesohet nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit pritet të shqyrtohen dhe miratohën disa çështje të rëndësishme për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen më 28 dhjetor 2025. Ndër vendimet kryesore janë:

Certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit;

Miratimi i qendrave të votimit dhe vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike;

Miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër;

Caktimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotimet e rregullta dhe vendvotimet me kusht;

Certifikimi i Listës së Votuesve për zgjedhjet parlamentare;

Miratimi i ekzemplarit të fletëvotimit dhe numrit të fletëvotimeve që do të shtypen;

Procedurat e pranim–dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe lista e Qendrave të Numërimit;

Rekomandimi për ndërrimin e lokacionit të një qendre votimi në Komunën e Shtimes;

Procedura e votimit për persona me nevoja të veçanta;

Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Ferizaj, Gjakovë dhe Podujevë.

KQZ njoftoi se përgatitjet për procesin zgjedhor po vazhdojnë sipas planifikimit.


MË SHUME NGA Lajme