Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi
BKT
Sport

Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

F.B/RTKLive

Ka ndërruar jetë ish-boksieri i njohur i Prishtinës, Nazif Gashi.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarët e tij. Gashi, i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare, ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të sportit kosovar.

Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë. Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre të dikurshme.

Këtë vit RTK realizoi dokumentarin kushtuar Gashit, të cilin mund ta gjeni në këtë link: