Gjinushi:Në periudhat më të vështira ASHAK u shndërrua në qendër rezistence
BKT
Lajme

Gjinushi:Në periudhat më të vështira ASHAK u shndërrua në qendër rezistence

V.S|RTKlive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi tha se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës lindi në kohë të vështira, si një nevojë e domosdoshme dhe e paevitueshme.

“Lindi si një frutë i formimit, rritjes dhe ndërgjegjësimit të inteligjencës në Kosovë dhe i përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të zënë dhe luajtur rolin dhe misionin që i takonte në ato vite përcaktuese për mbijetesë dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Gjinushi deklaroi se që nga themelimi , ASHAK-u ka qenë jo vetëm institucion i dijes dhe standardit shkencor, por edh enjë simbol i identitetit, dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare. “Në periudhat nga më të vështirat të historisë sonë, Akademia u shndërrua në qendër te rezistencës së intelektualeve ku u mbrojt gjuha shqipe, kultura, trashëgimia dhe historia e popullit shqiptar”, tha Gjinushi.

Derisa foli pwr integrimin evropian tw tw dyja shteteve, tha se ky proces përtej negociatave e rregullave kërkon edhe dije.

 “Ne jetojmë në një kohë kur integrimi evropian është projekti strategjik i shoqërisë sonë dhe synim i përbashkët në të dy shtetet tona. Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë përkrahësit më të mëdhenj të BE-së dhe të NATO-s. Procesi i integrimit përtej negociatave dhe rregullave, kërkon dije, kërkojnë rritje të investimeve në kërkimin shkencor dhe forcim të institucioneve shkencore”, tha Gjinushi.


MË SHUME NGA Lajme