Man City mposht Realin në `Bernabeu`
BKT
Sport

Man City mposht Realin në `Bernabeu`

(Plotësuar) Manchester City ka triumfuar në `Bernabeu` në duel me Real Madridin, me rezultat 2-1.

Madrilenët dhe skuadra angleze u përballen në kuadër të javës së gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Reali përmes Rodrygo në minutën e 28-të e zhbllokojë lojën duke kaluar në avantazh prej 1-0.
Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolës u rikthye në lojë shumë shpejtë.

Railly në minutën e 35-të barazojë shifrat në 1-1 derisa Haaland në minutën e 43-të kalojë Cityn në epërsi prej 2-1, rezultat më të cilen edhe u mbyll kjo sipërsfidë.

Pas kësaj fitore, City ngjitët në pozitën e katërt me 13 pikë, kurse,   Reali ka dy pikë me pak në vendin e shtatë.

Spektakël në “Bernabeu”

Në një mbrëmje plot spektakël në klasiken e Championsit, Manchester City ka shkuar në pushim në “Santiago Bernabeu” në epërsi ndaj Real Madrid, me rezultat 2-1.

Në minutën e 28-të, Rodrygo zhbllokoi shifrat për Real Madridin, pas asistimit nga Jude Bellingham. Madrilenët u dukën më kërcënues në fillim, por City nuk u dorëzua: në minutën e 35-të, pas një këndore me prekje të duhur Nico O’Reilly barazoi rezultatin në 1:1. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 43-të Erling Haaland mori përgjegjësinë pas një penalltie të fituar, që u konfirmua pas rishikimit me VAR. Norvegjezi ishte i saktë, duke bërë që City të shkoi në dhomat e zhveshjes me epërsi 2:1.