Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në autosradën `Ibrahim Rugova`
BKT
Foto| Nora Gjuzi| RTK
Lajme

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në autosradën `Ibrahim Rugova`

N.Gj| RTK & A.B|RTKLive

(E plotësuar, ora 11:00) Ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fatkeqësisht në Klinikën Emergjente, e njëjta është dërguar pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. “Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, tha ai.

Vdes një person në aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.  Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën "Ibrahim Rugova" në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për RTKLive, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante. 


MË SHUME NGA Lajme