Licencohen profesionistët për shërbime sociale dhe familjare
V.S|RTKlive
Gjashtë profesionistë janë licencuar si ofrues të shërbime sociale dhe familjare. Certifikatat atyre iu ndau ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili këtë e quajti si dëshmi të angazhimit që t’i sigurohet mbështetje e plotë dhe profesionale atyre që kanë nevojë.
“Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka ndarë certifikatat mbi licencimin e gjashtë profesionistëve që merren me shërbime sociale dhe familjare, duke përforcuar më tej angazhimin për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe cilësore për individët dhe familjet në nevojë”, thotë MD-ja.
Ata kanë bërë të ditur se profesionistët e licencuar do të kenë mundësinë të ofrojnë mbështetje për individët dhe familjet duke garantuar që ata të kenë qasje në shërbime cilësore, të sigurta dhe të mbështetura nga standardet ligjore dhe profesionale.























