Hoti kritikon Osmanin pas vizitës në Mitrovicë
BKT
Lajme

Hoti kritikon Osmanin pas vizitës në Mitrovicë

Sh.Ç|RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, ku ajo e uroi kryetarin e komunës, Faton Peci.

Hoti ka vlerësuar se veprimi i Presidentes përbën shkelje të rolit të saj kushtetues, duke theksuar se Zyra e Presidentit duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve dhe jo interesa partiake. Sipas tij, zgjedhja e personave që urohen mbi bazën e afërsisë politike e shndërron këtë institucion në një zyrë politike.

Ai ka deklaruar se shkuarja në Mitrovicë për ta uruar, siç u shpreh, ish-bashkëthemeluesin e partisë, është një shkelje e hapur e rolit kushtetues të Presidentes. Hoti ka shtuar se Presidentja Osmani, me veprime të tilla, nuk përfaqëson unitetin, por favorizime dhe përçarje.


MË SHUME NGA Lajme