Drita mundet nga Vallecano, por siguron ‘play-off-in’
BKT
Sport

Drita mundet nga Vallecano, por siguron ‘play-off-in’

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 22:59) Drita është mundur nga Rayo Vallecano, me rezultat 3-0, të enjten në Madrid, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, kampionia e Kosovës e ka siguruar fazën e ‘play-off-it’ në këtë ligë evropiane, arritje e lartë e skuadrës sonë pasi Drita është ekipi i parë kosovar që prek fazën e ‘play-off-it’ në një garë evropiane.

Skuadra spanjolle, bëri paraqitje më mirë së skuadra jonë pasi përvoja ishte në anën e Vallecanos, skuadër kjo që militon në La Ligën spanjolle.

Ishte Lejeune (33’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën spanjoll në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e lojës.

Edhe në pjesëlojën e dytë, ishte Vallecano e cila më mirë e kontrolloi lojën në terren duke shënuar edhe dy gola. Fillimisht Gumbau (60’), dyfishoi rezultatin në 2-0, derisa Pacha (83’), realizoi golin e tretë për Vallecanon, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.

Vallecano kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës, kurse, Drita përmes fazës së ‘play-off-it’ do të kërkojë kualifikimin në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.

Drita renditet e 21-ta me tetë pikë të tubuara.

Vallecano realizon edhe golin e tretë kundër Dritës

(E përditësuar, 22:45) Skuadra spanjolle, Rayo Vallecano ka realizuar edhe golin e tretë kundër Dritës.

Skuadra spanjolle dhe kampionia e Kosovës, po luajë në Madrid në një nga sfidat më të rëndësishme të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Golin e tretë për ekipin spanjoll e realizoi Pacha (83’).

Vallecano shënon edhe golin e dytë

(E përditësuar, 22:29) Vallecano e ka ngritur epërsinë në 2-0, në përballje me Dritën.

Skuadra spanjolle dhe kampionia e Kosovës, po luajë në Madrid në një nga sfidat më të rëndësishme të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Ishte Gumbau (60’), i cili shënoi nga goditja indirekte për rezultatin 2-0.

Vallecano-Drita, vjen goli i parë

(E përditësuar, 21:37) Vallecano ka kaluar në epërsi kundër Dritës prej 1-0, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra spanjolle dhe kampionia e Kosovës, po luajë në Madrid në një nga sfidat më të rëndësishme të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Është Lejeune (33’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën spanjoll në epërsi prej 1-0.

Starton sfida Vallecano-Drita, LIVE në RTK

Ka startuar përballja mes Rayo Vallecanos dhe Dritës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra spanjolle dhe kampionia e Kosovës, do të përballen në Madrid në një nga sfidat më të rëndësishme të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.