Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritje 20 minutëshe
BKT
Lajme

Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritje 20 minutëshe

B.H./RTKlive

(Plotësuar, 14:45) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga terreni të orës 14:45, qarkullimi në pikën kufitare në Merdarë për dallim nga orët e mëngjesit kur pritjet ishin deri në 3 orë tani ato janë reduktuar dukshëm dhe pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 15 deri në 20 minuta.

Ndërkohë, situata në pikën kufitare Dheu i Bardhë mbetet e ngjashme me orët e paradites, ku pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta.

Pritje prej 15 deri 20 minutash ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë, derisa në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohet për pritje të gjata.


MË SHUME NGA Lajme