Dy raste të dhunës në familje, njëri i shoqëruar për sulm ndaj policisë
BKT
Lajme

Dy raste të dhunës në familje, njëri i shoqëruar për sulm ndaj policisë

E.Hoti/RTKlive

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar më 21 dhjetor 2025 në Gjilan dhe Pejë, ku në njërin rast i dyshuari ka tentuar të sulmojë edhe zyrtarët policorë.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan rreth orës 15:54, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një femre kosovare. Gjatë kohës që zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin, i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë ata me një mjet të mprehtë thikë. Për ta vënë situatën nën kontroll, policia ka përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është raportuar në Pejë rreth orës 19:35, ku është arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar. Edhe në këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.


MË SHUME NGA Lajme