Sveçla falënderon autoritetet kroate për lehtësimin e qarkullimit kufitar
BKT
Lajme

Sveçla falënderon autoritetet kroate për lehtësimin e qarkullimit kufitar

RTKLive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, për konsideratën dhe përgjigjen pozitive ndaj kërkesës së institucioneve të Kosovës, e cila rezultoi me hapjen e të gjitha sporteleve në kalimet kufitare kroate.

Sipas Sveçlës, ky vendim ka ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit kufitar, duke u ardhur në ndihmë mijëra bashkatdhetarëve nga mërgata që po udhëtojnë gjatë sezonit veror.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Kroaci, për angazhimin dhe kujdesin e treguar ndaj mërgatës sonë, duke vlerësuar bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin në shërbim të qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme